Vuçiç: Shqiptarët kanë vënë snajpera në shtëpitë e të rinjve serbë që i kundërshtojnë
Vuçiç lidhur me situatën e krijuar në kufi me Kosovën është shprehur se kjo është një nga ditët më të vështira për njerëzit e tij në Kosovë.
Sipas tij, shqiptarët kanë punësuar snajperë që kanë mbuluar shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtonin veprimet e shtetit të Kosovës.
"Shqiptarët gjithashtu punësuan snajperë që mbuluan shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtonin veprimet e tyre të paligjshme. Mbrëmë, ne e dinim se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës. Ky është inkursioni i gjashtë, por më brutali deri më tani," - tha Presidenti Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç, sipas tij, tha se Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin.
"Ne kishim dy marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë katër marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016 dhe më pas deri në vitin 2021.” – shtoi ai.

