Vazhdon e tensionuar situata në kufi me Serbinë, protestuesit ngrenë tenda
Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar edhe orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Mediat vendase raportojnë se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.
Ndërsa protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.
Po ashtu, veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.
Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.
Kjo ka bërë që qytetarët serbë të bllokojë rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

