Nga 30 shtatori hapet platforma për dozën e tretë të vaksinës në Greqi

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se nga 30 shtatori do të hapet platforma për regjistrimin e qytetarëve për të bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Doza e tretë e vaksinën do të jetë e disponueshme për personat mbi 60 vjeç  dhe për punonjësit shëndetësorë.

Doza e tretë do të injektohet gjashtë muaj pas vaksinimit me dozën e dytë, tanë ekspertët grek.

Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor, Marios Themistokleous, gjatë informimit mbi planin kombëtar të vaksinimit për sëmundjen Covid-19, tha doza e tretë përforcuese nuk është e detyrueshme dhe një person i vaksinuar plotësisht konsiderohet ai që ka marrë dy doza vaksinash (Pfizer, AstraZeneca, Moderna) ose një dozë të Johnson & Johnson.

 Doza përforcuese, tha ai, është një rekomandim për të rritur dhe jo detyrim.