Robert Berisha ne Big Brother Vip? Batuta në Ditë e re: Më parë duhet të shoh listën e vajzave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 10:02
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje me Skype nga Kosova zbuloi në "Ditë e Re" nëse do marrë pjesë në “Big Brother VIP”.
Por Roberti ka një kusht, mes të qeshurash, ai thotë se fillimisht duhet të shikojë listën e vajzave dhe pastaj do vendosë nëse do marrë pjesë ose jo.
"Nëse ma dërgojnë listën e gocave të Big Brother, ndoshta e pranoj. Patjetër nëse e pranoja do e pranoja për karrierë, për famë. Gjithmonë e kam pranuar. Me shumë dëshirë kisha shkuar", tha Berisha .
