Meshkujt që depilohen dhe lyejnë flokët: Është absurde, janë gay, thonë disa, "kanë qejf le ta bëjnë", thonë të tjerë
Çfarë mendoni për meshkujt që depilohen e lyejnë flokët?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin Ditë e Re.
Përgjigjet e qytetarëve ishin nga më të ndryshmet, disa ishin kundër, disa pro dhe tjerë nuk kishin mendim.
Madje disa i konsiderojnë homoseksualë meshkujt që lyejnë flokët, duke thënë se depilimi dhe lyerja e flokëve janë vetëm për gjininë femërore. Është absurde tha një qytetare, nuk është mashkull tha një tjetër.
Por kishte mjaft nga at qytetarë që kishin mendim pozitiv për djemtë që kujdese për veten.
"Nuk kam mendim negativ. Kanë qejf le ta bëjnë", u shprehet një qytetare.
Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
