Kapet me pistoletë në "Audi", policia i gjen dhe kokainë në banesë, në pranga volejbollisti nga Shijaku

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta në Durrës.

Finalizimi i operacionit policor të koduar "Sallmone" i organizuar nga policia e Durrësit dhe Shijakut ka çuar në pranga shtetasin Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone.

Ai është volejbollist.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".