Epidemiologu: Nuk ekziston asnjë arsye të vaksinohen adoleshentët

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, pohon në "Ditë e Re"  se nuk ka arsye mjekësore, që adoleshentët e shëndetshëm të vaksinohen.

"Nuk ekziston arsye për tu vaksinuar 15 vjeçarët, adoleshentet e shëndetshëm. Kemi një diskutim shëndetësor këtu, është tjetër gjë diskutimi administrativ. Arsyet janë:

1. Fatmirësisht adoleshentët e kalojnë lehtë sëmundjen.

2 . Transmetueshmëria nuk është e madhe te adoleshentët, të rriturit janë problemi kryesor.

3 . Vaksina fatkeqësisht nuk eliminon transmetimin.

4 . Kujt do ja transmetojnë ata nëse prindërit, gjyshërit dhe mësuesit janë vaksinuar? ", thotë Alimehmeti.