Arrestohet “polici i rremë”, Kristian Basha i bëri rezistencë policisë gjatë ndalimit
Një i ri i cili u arrestua me akuzën e vjedhjes u përplas me policinë pasi pretendoi se ishte efektiv i rendit. Kritian Basha i njohur edhe me mbiemrin Marku është arrestuar pasi brenda çantës së tij iu gjetën disa sende më vlerë të dyshuara të vjedhura në kryeqytet.
Një 26-vjeçar u arrestua duke kryer vjedhje në Tiranë ndërkohë që kundërshtoi efektivat e policisë në momentet e para të aksionit duke pretenduar se ishte edhe vetë punonjës rendi.
Efektivat e komisariatit nr 6 në kryeqytet teksa po patrullonin pranë zonës së Kombinatit vunë re lëvizjet e dyshimta të 26-vjeçarit, Kristian Basha, i cili njihet edhe me mbiemrin Marku.
Efektivat e rendit ndaluan te dyshuarin për ti kryer një kontroll, pasi kishte dyshime se me vete kishte sende te pa ligjshme.
Por 26-vjeçari ka kundërshtuar me veprime të tensionuara ku pretendonte se ishte punonjës i strukturave të policisë.
Vranësira dhe reshje, ja si parashikohet të jetë moti sot
20 Shtator, 08:42
Por pas verifikimeve nga ana e bluve rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë dhe forcat e rendit i kanë vendosur prangat të riut për ta shoqëruar në komisariat.
Në çantën në të cilën kishte me vete, policia gjeti dhe sekuestroi sende me vlerë të dyshura të vjedhura.
Po ashtu pas dëshmisë së tij policia do të kryej edhe disa hetime të tjera shtesë për të vërtetuar nëse i riu Kristin Basha Marku është autori i disa vjedhjeve të tjera në kryeqytet dhe nëse ka pasur bashkëpunëtor në to.

