Vdekja e minatorit në minierën e Bulqizës, ja dy pistat ku po heton prokuroria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 08:37
Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së minatorit Muharrem Plaku në minierën e Bulqizës, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga galeritë mëngjesin e sotëm pas 6 ditë kërkimesh.
Ora News mëson se hetimi është përqëndruar në dy pista, vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12.00 të së mërkurës (15 shtator), kur pas shembjes së mineraleve, Muraharrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës.
Aksidenti u shënua në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezërit e tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator.
