Vranësira dhe reshje, ja si parashikohet të jetë moti sot

Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Sipas MeteoAlb, bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash.

Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një renie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi  Perëndimor - Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.