Atlete të mbushura me kanabis, bllokohet pakoja speciale në burgun e Dubravës

Parandalohet një tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Dubravës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë kontrollit të një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç`rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”.

Më tej në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. 

Atlete të mbushura me kanabis, bllokohet pakoja speciale në burgun eAtlete të mbushura me kanabis, bllokohet pakoja speciale në burgun eAtlete të mbushura me kanabis, bllokohet pakoja speciale në burgun e