Ju flet Moska - Takimi im i parë me Edi Ramën në 1977 dhe një parashikim për vitin 2035
Takimi im i parë me Edi Ramën në 1977 dhe një parashikim për vitin 2035 ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Unë e kam takuar Edi Ramën kur kam qenë 11 vjeç dhe ai 13 vjeç. Takimi ynë ka qenë në shtëpinë e pionierit në Korçë. Në vitin 1997 një grup pionierët u mblodhëm për të parë një shfaqje baleti nga pionierët kinezë. Nga Tirana kishin ardhur një grup pionierësh që kishin qenë në Kinë.
Nga këta dallonte Edi Rama që binte në sy për gjatësinë. Po ashtu, edhe babi i tij ishte një njeri shumë i njohur. Veprat e tij i kishim parë në vende të ndryshme. Rama gjatë shfaqjes bëri disa skica, madje kishte bërë edhe disa skica gjatë vizitës në kinë. Rama na foli për partinë komuniste kineze duke përdorur edhe disa fjalë kineze.
Nga vitin 19977 po kaloj në vitin 2035, ku sipas projeksioneve botërore, kina do të jetë superfuqia e botës, po ashtu Mao Ce Dun do ketë 100-vjetorin e marrjes së pushtetit. Ata kanë kultin e Mao-s. Ndërsa unë parashikoj që Rama të jetë sërish në krye të Shqipëri, ndoshta edhe si president. Unë parashikoj që PS-ja në vitin 2035, kur Kina të bëhet superfuqi e botës, PS do të bëhet sërish parti komunizmi, me komunizmin kinez.

