Çelaj: Vaksinimi s’të mbron nga riinfektimi, por ulë vdekshmërinë dhe simptomat e rënda

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, mjeku  Sulejman Çelaj, tha se vaksinimi nuk mbron nga riinfektimi, por ulë rastet e vdekshmërisë dhe simptomat e rënda.

Ai tha se e rëndësishme është që njerëzit në moshë të thyer dhe me probleme shëndetësore duhet të vaksinohen.

Çelaj:Vaksinimi nuk mbron  nga riinfektimi, por zbut dhe ulë dukshëm vdekshmërinë dhe simptomat e rënda të Covid-19. Prandaj është me rëndësi që njerëzit në moshë të thyer të vaksinohen, në mënyrë që të ulin vdekshmërinë. Asnjëra nga vaksinat  nuk ka imunitetin dhe parandalimin e infektimit, por kryesisht ka qenë zbutja e simptomave dhe zvogëlimi i vdekshmërisë.

Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ai tha se duhet bërë një studim i gjerë, pasi deri më tani në të gjithë botën 300 fëmijë kanë humbur jetën nga pasojat e Covid-19.

Çelaj: Në të gjithë botën nuk kemi më shumë se 300 fëmijë që  kanë vdekur, por nuk është e vërtetuar se kanë vdekur nga Covid-19, por nga pasojat e Covid-19. Fillimisht vaksina e parë që e lejua dhe u aprovua ka qenë e mbështetur në një studim në Izrael. Por prapë është një numër shumë i vogël. Vdekshmëria është më e vogël se 0.0001% për fëmijët.  Duhet bërë një studim me shifra gjigante me shifra mijëra, fëmijë që duhet të studiohet që me të vërtetë ka benefite edhe për fëmijët./Ora News/ 

Përgatiti për online Anila Kolgjini.