Merr fund misteri, Biznesmeni italian Davide Pecorelli gjendet gjallë në Itali pas 8 muajsh zhdukjeje

Biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjetur i gjallë në brigjet e qytetit të Livornons në Itali.

Ai dyshohej se ishte në Shqipëri, pasi ai kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti, brenda ishte edhe një trup i djegur.

Pecorelli është gjetur ditën e djeshme në ishullin Elba në Toskana të Italisë,  në një gomone, bëjnë me dije mediat vendase.

Pecorelli është lënë i lirë, pasi ka dhënë dëshminë e tij në polici, por akoma nuk dihen arsyet pse ai u zhduk për kaq kohë.

Nga ana tjetër, në vendin tashmë shin pushuar hetimet për vrasje kundrejt Pecorellit.

Davide Pecorelli ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë më datë 3 janar 2021 nga aeroporti Fiumicino i Romës. E prej datës 6 janar 2021 ai rezultonte si i zhdukur.

Renato Pecorelli, babai i Davide, shprehet se do ta përqafojë djalin e tij duke qenë se ka 8 muaj pa e takuar.

"Unë do ta përqafoj, por menjëherë më pas do t'i tërheq veshët! Tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë... ".