“Përçartje logjike” Manjani: PD thotë, SHBA gaboi me Berishën, por sërish e cilëson aleat strategjik

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se nga njëra anë PD thotë se SHBA gaboi me Berishën, por sërish e konsiderojnë aleatet SHBA-në.

Ai shton se ky konkluzioni logjik ku PD-ja  zyrtare preferon të jetë në aleancë me gabimin dhe sipas tij i kanë hipur në shpinë budallallëkut.

Manjani: Përçartje logjike. PD ka filluar të thotë se “SHBA gaboi me Berishën”. Po të njëjtët persona që artikulojnë këtë akuzë për SHBA, thonë se “aleanca me SHBA është më e rëndësishme”! Pra konkluzioni llogjik është se PD zyrtare preferon të jetë në aleancë me gabimin.

Dmth me atë që ua fut, jo me anëtarët e partisë që i mbajnë aty ku janë…! Qartësisht i kanë hypë n’shpinë budallëkut. Zaten duket nga sjellja që bëjnë. Ç’thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë… Hajt shnet, pra! I lashtë zoti shnetin se mendjen s’e kanë n’vend jo..!