Familja e Sabrina Bengajt çojnë në gjyq ish-dhëndrin, kërkojnë kujdestarinë e 2-vjeçares
Prindërit e 23 vjeçares Sabrina Bengajt e vrarë nga ish-bashkëshorti pak ditë më parë në Fier, do të kërkojnë kujdestarinë e vajzës 2 vjeçare të mbetur tashmë jetime. Familjarëve së gruas së ekzekutuar nga i shoqi u është afruar në ndihmë shoqata e avokatëve penalistë, e cila do ti përfaqësojë në procesin gjyqësor.
Shoqata e avokatëve penalistë ka marrë përsipër mbrojtjen e familjarëve të Sabrina Bengajt 23 vjeçares së ekzekutuar pak ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj Elton Metaj. Babai i saj Partizan Bengaj është paraqitur në zyrën e kryetarit të kësaj shoqate avokatit, Sajmir visha ku u ka dorëzuar prokurën e përfaqësimit.
“Unë kërkoj nga drejtësia kush është ky gjykatës që lëshoi, ky prokuror, kush janë këto mjek që kanë lëshuar certefikatë. Kush janë këto njerëz që komandojnë vendin.”- u shpreh babai i Sabrinës.
Ndërkohe vetë avokati Visha ka sqaruar se fillimisht ata do i drejtohen të hënën Gjykatës së Fierit ku do te kërkojnë që familjarët e Sabrinës të marrin kujdestarinë e vajzës së mitur 2 vjeçare, ndërsa me pas do të jenë pjesë e hetimeve
“Po bëjmë të gjithë dokumentet gati që ditën e hënë të dorëzojmë padinë në lidhje me kujdestarinë e gocës 2-vjeçare. "- tha avokati.
Ngjarja e rëndë është duke u hetuar nga prokuroria e Fierit ndërsa edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimi ne lidhje me mënyrën se si ka fituar lirinë autori. Ai ishte arrestuar për një tjetër ngjarje të ndodhur një vit më parë ku kërcënoi të vriste veten me armë për disa orë teksa kërkonte kthimin e ish-bashkëshortes në banesë./ Ora News/

