Yuri Kim takohet me gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special: U kanë rezistuar presioneve të forta
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është takuar në mesditë me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe anëtarët e këtij institucioni.
Temë e takimit mësohet se ka qenë vazhdimi i reformës në drejtësi ku theksi është është te vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe përshpejtimi i proceseve nga KPA.
Vetë ambasdorja në një postim në twitter ka përgëzuar punën e gjyqtarëve, të cilët sipas saj nuk janë ndikuar nga presionet.
Yuri Kim: Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Një ditë më parë Ambasadorja ka zhvilluar një takim edhe me 15 prokurorët e SPAK, ku dha mesazhin se askush nuk është i paprekshëm para ligjit.

