Bibliotekat u përdorën për fushatë, dy denoncime për Veliajn: Shkeli kodin zgjedhor
Në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit bibliotekat në Tiranë u përdorën për takime elektorale. Qëndresa qytetare ka denoncuar për të paktën dy raste Kryebashkiakun Erjon Veliaj, duke kërkuar dënimin e tij sipas kodit elektoral
Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen ankesat për shkeljet e kodit elektoral prej kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. Qëndresa qytetare ka konstatuar se në kryeqytet bibliotekat janë përdorur për fushatë në favor të PS. Madje në takime ka qenë dhe Veliaj.
“Kemi konstatuar se janë vënë në dispozicion të kandidatëve të partisë socialiste për t’u përdorur për fushatë elektorale. Ndjehem i nderuar që të jem pjesë e ekpit të Tiranës si përfaqësues i Partisë Socialiste, i njësisë numër 1, ku jut ë gjithë jetoni dhe do të votoni më 25 Prill. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, që gjithë ajo punë e jashtëzakonshme e filluar gjatë këtyre 8 viteve me në krye kapitenin Edi Rama, të na shpërblehet në fund të këtij mandati”.- u shpreh Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare.
Në të njëjtën bibliotekë është zhvilluar një takim elektoral.
“Ky ishte një takim, ku ne kemi biseduar në lidhje me interesat që kanë të rinjtë dhe ku do të fokusohen.”-tha ai.
Por kandidati pretendon se nuk ka bërë fushatë, edhe pse citon se është prezantuar si kandidat dhe se ka folur për bashkëpunimin me Veliajn nëse merrte mandatin e deputetit
“Nga ana ime nuk është cituar që unë të votohem si kandidat, as forca ime politike të votohet si forcë për zgjedhjet e 25 prillit.”
Shkelje sipas qëndresës qytetare ka bërë dhe deputetja socialiste Gerta Duraku. Drejtori i shkollës në të cilin u zhvillua takimi elektoral deklaron se ai ishte ambient më I mirë për realizimin e takimit
“Këta mundohen të bëjnë me ekspert. Lidhin dritaret. Kanë zhvilluar aktivitet në oborrin e shkollës.” – tha ai.
Komisioneri zgjedhor do të vendosë të hënën nëse do të ndëshkojë kryebashkiakun dhe deputeten apo do ti falë për të vazhduar më tej me ankimimet./ Ora News/

