Fermë kanabisi me vlerë 800 mijë paund, dënohen tre shqiptarët në Angli

Tre shqiptarët, Ismail Elezi, Xhemal Derdin dhe Alfred Alla, të përfshirë në krijimin e fermës më të madhe të kultivimit të kanabisit në Lincolnshire në Angli, janë dënuar me 39 muaj burg secili.

Mediat e britanike bëjnë me dije se dënimi është marrë  nga Gjykata Britanike.

Si ranë në pranga shqiptarët?

Ferma e kanabisit u zbulua nga policia në një njësi industriale në Freiston Road në Boston në fillim të këtij viti.

Policia arrestoi Xhemal Derdin pasi hyri në ndërtesë, ndërsa Alfred Alla u gjet i fshehur në tubat e ventilimit. Më vonë, në pranga ra edhe Ismail Elezi. Të tre shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në tokën angleze, ndërkohë që në fermë u gjetën 2985 bimë kanabisi, të shpërndara në 4 dhoma.

“Rendimenti i vlerësuar është midis 79 dhe 239 kilogramë, ndërkohë vlera e shitjes në treg do të ishte vlerësuar 800,000 paund.”- thuhej në njoftimin e policisë.

Fermë kanabisi me vlerë 800 mijë paund, dënohen tre

Avokati i Xhemal Derdit u shpreh se klienti i tij shkoi në Britani pasi nuk kishte më mundësi punësimi në Itali dhe Gjermani, aty ku punonte më herët.

Sipas tij, Derdi duhet të punonte për 3 muaj për të shlyer borxhin ndaj personave që e dërguan në Britaninë e Madhe./ Ora News/