Rinis Kuvendi, Boçi kërkon sërish ndërprerje të seancës plenare për 60 minuta
Deputeti i PD Luçiano Boçi ka kërkuar sërish shtyrje te seancës plenare edhe për 60 minuta.
Luçiano Boçi: Të ndërpritet seanca. Pas minutash të caktuara Rama të futet brenda.
Nikolla: Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do vijojmë me procedurën. Shteruar kohën.
Boçi: Nuk ramë dakord.
Më pas Nikolla i ka dhënë fjalën e Deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka thënë që nëse nuk vjen Rama të lënë opozitën që të shkojë të marrë vendimarrjen në selinë e PD.,
Ai thotë që Kryeministri po përdorë të gjithë instrumentet për t’i penguar fjalën opozitës.
Ervin Salianji: Do të ketë seanca shumë më tensionuara se kjo. Për grupet parlamentar përcaktohet qartë, koha e domosdoshme për të qenë apo për të pasur në dispozicion për të zhvilluar mbledhje. Ose na jepni mundësinë që të zhvillojmë votimin dhe mbledhjen këtu ose ndërpriteni të shkojmë në mbledhje në selinë e PD, dhe të kthehemi me vendimmarrje.Çdo shqiptar ndihet i fyer që edhe në element kaq bazik, Kryetarja e Kuvendit që duhet të kishte tjetër sjellje edhe në raport me gjithë Kuvendin dhe me interesat e qytetarëve të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale.
Nuk ka dhe nuk mund të zhvillohet as debat, as ta marrë fjalën dikush tjetër,as qeveria të fitojë kohë. Kemi që në orën 10 që presim që t’i vijë fjala opozitës, për të folur për qytetarët shqiptar, i pengohet fjala. Nëse pengoni fjalën e lirë, për ça diskutohet dhe bëhen përralla. Kryeministri po përdorë të gjithë instrumentet për të penguar fjalën. Jemi para një situate ashtu si në situatën e parë. Po pengoni të drejtën legjitime të opozitës./ Ora News/
