Devoll/ Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në fshatin Cangonj

Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit, është përfshirë nga flakët.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se banesa është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Në vendngjarje një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Devoll/ Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në

Sipas punonjësve në banesë nuk ka pasur persona në momentin e shpërthimit të bombolës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë ajo çfarë mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm.

Devoll/ Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në

Devoll/ Shpërthen bombola, digjet banesa e të moshuarit në