Shfrytëzonte për prostitucion 23-vjeçaren për 3 vite me radhë, në pranga shqiptari në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 15:32
Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar një vajzë në moshën 23-vjeçare, për prostitucion.
Mediat italiane, bëjnë me dije se denoncimi është bërë vetë nga vajza ukrainase.
Siç raportojnë mediat italiane, viktima ka denoncuar shqiptarin pas tre vitesh. Gjatë kësaj kohe ajo endej në rrugët e Milanos, Madridit dhe Ankonës, dhe pavarësisht kësaj, ajo qortohej nga shqiptari, nëse nuk fitonte më shumë se 1.000.000 Lireta në natë.
Për ketë shqiptari e rrihte 23 vjeçaren herë pas here, e madje dy herë e kishte çuar dy herë në abort. Një herë në Spanjë, ku e kishte rrahur me shkelma në bark dhe në Itali ku i kishte dhënë me zor disa pilula, që më pas i kishin shkaktuar hemorragji, e si pasojë kishte abortuar.

