“Paqe” mes kampeve kundërshtare në Kuvend, Rushaj i PD-së takohet me Gogun e PS-së
Kuvendi i Shqipërisë hapi ditën e sotme punimet plenare në një seancë maratonë ku u bë prezantimi i programit qeverisës i qeverisë “Rama3”, nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, që pas prezantimit ka pasur edhe mes kampeve kundërshtare, me propozime pro ose kundër të asaj që deklaroi kreu i qeverisë.
Ndërkohë, në sallë u panë edhe takimet mes deputetëve të PS-së dhe PD-së, ku konkretisht kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj është takuar me socialistin Tonin Gogu.
Kuvendi mblidhet në orën 4, voton Këshillin e ministrave
16 Shtator, 14:18
Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka shtrirë për bashkëpunim me opozitën dhe kategorik kundër çdo ndërmjetësimi të huaj kryeministri Edi Rama kërkoi sot në Kuvend votëbesimin për programin e qeverisë “Rama 3”
Rama e quajti program ambicioz dhe që do të bëjë çmos që ky mandat historik i PS-së në qeverisje të jetë më i suksesshmi.

