Planet e Ramës: Në darkë merr votën e Kuvendit, nesër te Meta, fundjava në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 16:15
Në orën 16:00 ka nisur pjesa e dytë e Kuvendit ku pritet që miratohen emrat për Këshillin e ri të Ministrave.
Më herët, Partia Demokratike ka porositur deputetët e saj që të mos bëhen pyetje lidhur me programin Rama 3.
Ndërkohë, deputeti Sali Berisha nuk ka qenë në sallën e kuvendin sot, pasi do të zhvillojë takime me demokratët lidhur me atë që ai e quan si një mbrojtje të demokratizimit dhe reformimit të partisë.
Në seancën e sotme plenare pritet që të votohen dhe më pas emrat t’i kalojnë presidentit për të dhënë dekretimin e tij ditën e nesërme.
Më pas, kryeministri Edi Rama të niset në fundjavë për në SHBA ku do të marrë pjesë në asamblenë e kombeve të Bashkuara.

