Basha refuzon të flasë në Kuvend, Balla: Nuk ndërpritet debati, për kalamajt që se mbajnë mend...
Ka nisur seanca e tretë plenare në Kuvend. Teksa Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka refuzuar që të flasë.
Sakaq Taulant Balla, kërkon që seanca të vazhdojë edhe në mungesë të Ramës.
Balla: Neni 110 që i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të ndërpresë seancën plenare. Fakti është se debati për programin e hap Kryetari i opozitës. Ky është një standard. Unë kur kam qenë në opozitë nuk e kam pasur, është se koha e Kryetarit të opozitës është e barabartë me kryeministrin. Për kalamajt që nuk e mbajnë mend rregullorja ka ndryshuar, pas 2013. Duhet të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje. Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj.
Deputët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja në fjalën e Kuvendit është shkelje e rregullores.
Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën,radha kalon tek deputeti pasardhës, Nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, asnjëherë nuk është ndërprerë debati nëse nuk është kryetari i partisë në seancë.
