Shtohen arrestimet e policëve, SHÇBA: Në 5 muaj, 55 efektivë të arrestuar e proceduar

Të përfshirë në trafik droge, të pa sjellshëm dhe me shkelje proceduriale, struktura  brenda ministrisë së Brendshme SHÇBA vijon goditjen e rasteve të personave më uniformë policisë të cilët nuk zbatojnë ligjin dhe detyrën e tyre.

Vetëm në 15 ditët e para të muajit shtator nga kjo strukturë janë arrestuar 4 efektiv të policisë.

Dy prej tyre shërbenin në kupolën e policisë së Lushnjës, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Numri i punonjësve të rendit të implikuar në aktivitet të paligjshëm ka ardhur në rritje pasi edhe në muajin Gusht 4 efektiv përfunduan në pranga, për abuzime të kryera teksa shërbenin për drejtorinë e policisë së Tiranës.

Sipas të dhënave shkeljet e këtyre efektivëve janë zbuluar pas hetimeve të policisë por që më pas në lojë është future edhe SHÇBA.

Vetëm në 5 mujorin e parë të këtij viti në 12 drejtoritë e vendit u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra më shumë së 55 punonjës të policisë.

Sipas burimeve në strukturën e SHÇBA-së çdo ditë regjistron më shumë se 30 telefonata nga qytetarët, ku në shënjestër të akuzave janë efektivët e policisë rrugore, e cila përbën 40% të denoncimeve.

Të dhënat tregojnë se nga Janari dhe deri në muaj Maj u regjistruan 564 kërkesa-ankesa ku vetëm 15 përqind e tyre rezultuan të drejta.

Rasti i fundit i arrestimeve të efektive të policisë u regjistrua të mërkurën ku policët Erges Cako dhe Agron Pire u vunë në pranga pasi nuk ndaluan një person të shpallur në kërkim për dhunë në familje./OraNews/