Mjekët me urgjencë në Kuvend, kush është deputetja që u ndje keq gjatë seancës

Një urgjencë shëndetësore u regjistrua gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Deputetja e PS-së në Lushnje, Tatiana Piro, u ndje keq për një moment në sallën e Kuvendit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca me ekipin mjekësor.

Këta të fundit u futën në Kuvend për ti dhënë ndihmën e nevojshme mjerkësore.

Mësohet se deputetja ka pasur probleme me tensionin.