Mbërrin delegacioni nga Maqedonia dhe kryeministri Zaev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 10:09
Ka mbërritur delegacioni nga Maqedonia e Veriut në Rinas dhe kryeministri Zoran Zaev.
Delegacioni do të jetë i pranishëm në takimin që do të zhvillojë kancelarja në kuadër të procesit të Berlinit.
Delegacionet e tjera kanë mbërritur më herët, raporton gazetari Edison Vatnikaj.
Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
