Grabitje 'spektakolare' në mes të ditës, 2 persona të armatosur vjedhin bankën në qendër të qytetit
Një bankë është grabitur në qendër të Athinës mesditën e sotme (14 shtator.)
Në orën lokale 11:45 dy persona të armatosur rëndë, njëri madje me kallashnikov, kanë rrëmbyer një shumë të panjohur parash në rrugën Mitropoleos 53, në sheshin Sintagma, pika më qendrore dhe me shumë qarkullim në Athinë.
Pasi kanë kërcënuar me armë klientë e personel, dy grabitësit kanë marrë një shumë parash e janë larguar nëpër rrugicat turisitike të zonës përreth Akropolit.
Oficerët e sigurisë që kanë mbërritur në vendngjarje po marrin deklarata nga dëshmitarët, ndërsa kanë në dispozicion dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në mënyrë që të mbledhin informacion i cili do t'i ndihmojë të identifikojnë autorët, shkruan protothema.
Hetuesit po përpiqen të zbulojnë metodën që grabitësit ndoqën për të arritur kaq lehtë operacionin e tyre ekspres dhe mënyrën se si mundën të largoheshin.
