Presin Merkel, forcohet siguria në Aeroportin e Rinasit, shikoni videon
Po bëhen përgatitjet e fundit në aeroportin e Rinanit për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Kancelarja gjermane pritet të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave, ndërsa në orën 10:30 kancelarja do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.
Në aeroportin e "Nënë Tereza" janë vendosur forca të shumta sigurie.
Akset Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave janë të bllokuara.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
Tirana, 14 Shtator 2021
10.20 - Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 - Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 - Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 - Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 - Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
