Sali Berisha fton Bashën në përballje: Ku të dojë e si të dojë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar gatishmërinë për t’u përballur me Krydemekokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar më 9 shtator.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se është i gatshëm të takohet me Bashën, e madje e ftoi të në takimet me aktivistët e simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilat do i nisë ditën e enjte.
“Për çfarë do të takohemi? Që kur ka dalë ky vendim, unë operoj me të tjera gjëra. Për çfarë do flasim. Unë jam njeriu që në SHBA kam pasur fatin të njoh katër ish-Presidentë, t’i takoj, të më presin e t’i pres, disa sekretarë. Në asnjë rast nuk kam kërkuar ndihmë. E ftoj të vijë në takime me aktivistët, me simpatizantët e Partisë Demokratike. Ku të dojë e si të dojë, s’kam asnjë kufizim,”- tha Berisha ndër të tjera. /Ora News/
