Zbulohet mashtrimi që i bëri Erion Veliaj biznesit, paguhen taksat që ‘fali’ kryebashkiaku

Falja e  taksës për  zënien e hapësirës publike  të biznesit të vogël  për muajt prill- shtator 2021.

Ky ishte premtimi që i bëri Veliaj biznesit disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Veliaj: "Ne do të falim të gjithë taksat dhe tarifat vendore për hapësirën publike të të gjithë bizneseve, të bareve, restoranteve, lokaleve që konsiderohen biznes i vogël për gjithë periudhën prill-shtator 2021."

Por pas votimeve kryebashkiaku harroi atë që i kishte thënë me zë dhe me figurë.

Punonjësit e Bashkisë në muajin maj filluan t’i bëjnë presion biznesit për të paguar taksën e hapësirës publike.

Nëse futesh te faqja e Drejtorisë se Taksave Bashkia Tiranë  automatikisht të del vendimi i Këshillit Bashkiak për të ashtuquajturën lehtësirë fiskale, por e kundërta ndodh kur shkon te zyra e taksave. 

Qytetarja :"Hapësira publike më thanë që është e falur nga muaji prill deri në muajin shtator."

Punonjësja e bashkisë: "Vetëm për bar-kafet, biznesi i vogël."

Punonjëset e Bashkisë së Tiranës abuzojnë kur shprehen se vendimi 50 i këshillit bashkiak përfshin vetëm bar kafet pasi ashtu sikurse citohet qartë te vendimi, nga taksa përjashtohen edhe restorantet dhe hotelet të klasifikuara si biznes i vogël.

Ky është një abuzim i pastër që po bën Veliaj ndaj biznesit të vogël pasi për 6 muaj i ka marrë një taksë që me vendim të Këshilit Bashkiak është e falur. /OraNews/