Kaos në Han të Hotit, pala malazeze nuk njeh testet anticovid, Shikoni videon
Kaos në pikën doganore të Hanit të Hotit mëngjesin e sotëm. Dhjetra punëtorë të cilët shkojnë në Mal të Zi prë të punuar nuk janë lejuar të kalojnë. Ata thonë pala malazeze nuk ka pranuar testet anticovid dhe I ka kthyer pas.
Autoritetet shqiptare po bisedojnë me palën malazeze por ende nuk ka një zgjidhje. Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit shqiptar të ndërhyjnë pasi ata sot janë pa punë por dhe kanë paguar testin anticovid 23 euro dhe nuk mund të kalojnë.
Edhe mediat malazeze kanë raportuar lajmin.
Një grup punëtorësh nga Shqipëria u bllokuan kalimin kufitar Bozaj për më shumë se një orë këtë mëngjes (14 shtator) sepse policia malazeze i ktheu ata "për shkak të testeve të pavlefshme të Covidit"
Vijesti raporton se këta janë punëtorë të cilët vijnë në Mal të Zi çdo mëngjes për të punuar.
Nga sot, vetëm personat që plotësojnë kushtet nga Certifikata Kombëtare Dixhitale COVID do të mund të hyjnë në Mal të Zi.