Frikë nga barazimi i numrave, Balla debat me Bashën, PD largohet nga Kuvendi

Ndërsa pritej të ishte një seancë rutinë ku do votohej konferenca e kryetarëve, sekretariatet dhe komisionet parlamentare ka ardhur përplasja e parë që ka sjellë largimin e  PD nga Kuvendi.

Molla e sherrit ka qenë frika për forcën e numrave brenda komisioneve parlamentare.

LSI kërkoi kohë që të sjellë emrat për përfaqësinë e saj në Komisionet Parlamentare.

Për të evituar ndryshimin e raporteve mazhorancë opozitë në komisione, kreu i grupit parlamentar të PS kërkoi këtë të hënë të procedojë vetëm me votimin e kryesisë së komisioneve.

Vasili: Nuk kemi pasur asnjë komunikim që e ka bërë të pamundur të deklarojmë praninë tonë dhe preferencën tonë në komisionet përkatëse.

Balla: PD të rishikojë propozimet e veta në numrin që ka propozuar sepse praktikisht i bie që grupi parlamentar i PD të ketë mbi 70 deputetë në sallën e Kuvendit që nuk i ka.  Ndiqet parimi që shumica ka të drejtë të ruajë shumicvën në të gjitha komisionet. Grupi parlamentar i PS ka deputetë efektivë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve 60 deputetë. Nëse do ta përpjestonim me numrin e komisioneve të përhershme 8 i bie që ne të përmbushim një shumicë në komisione me 8 deputetë.

Në momentin që PD ka sjellë propozime që tejkalojnë numrin e deputetëve të saj duke shkelur parimin një deputet për një komision është e pamundur të ruhet shumica në të gjitha komisionet. Nëse do repartizonim dhe deputetë e LSI i bie që të jemi në komisione të barabartë. Ajo që ngriti Vasili është e drejtë. Për të mos vonuar, votojmë kryesitë e komisioneve që na bëjnë të mundur të mbledhim konferencën e kryetarëve që është e domosdoshme. Merrni kohën e nevojshme.

Më këtë konstatim nuk ra dakord kryetari i PD-së,  Basha, dhe i ndërhyu Ballës nga vendi.

Balla: Do ju kërkoja miqësisht që emocionet ti lini jashtë kësaj salle.

Basha: Mos bëj dërr-dërr, mbyll ato procedura.

Balla: Për shkak të eksperiencës shumë të gjatë në këtë sallë, shumë më të gjatë se ata që shkelin rregulloren dhe etikën.

Basha: Mos na trego eksperiencën.

Balla: Do kërkoja që repartizimi i deputetëve në komisione të mos votohet sot por të shtyhet për seancën pasardhëse.

Rrushaj: Propozimi jonë është bërë në përputhje me rregulloren ku deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme, komisioni i Integrimit nuk llogaritet si i tillë. Të ndërpritet seanca në mënyrë që deputetë e LSI të bëjnë propozimet e tyre dhe të miratohen sot.

Balla: Propozimi im është konkret. Sot është e domosdoshme zgjedhja e Byrosë dhe caktimi i Kryesisë së komisioneve.

Menjëherë ndërhyu Taulant Balla duke legjitimuar kërkesën e LSI dhe i kërkoi PD të rishikojë numrin e deputetëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS propozoi votimin vetëm të kryesimit të komisioneve që u miratua me shumicë votash.

Balla: Do kërkoja që repartizimi i deputetëve në komisione të mos votohet sot por të shtyhet për seancën pasardhëse.

Rrushaj: Propozimi jonë është bërë në përputhje me rregulloren ku deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme, komisioni i Integrimit nuk llogaritet si i tillë. Të ndërpritet seanca në mënyrë që deputetë e LSI të bëjnë propozimet e tyre dhe të miratohen sot.

Balla: Propozimi im është konkret. Sot është e domosdoshme zgjedhja e Byrosë dhe caktimi i Kryesisë së komisioneve.

Basha: Me pushtetin e PS. Turp të të vijë. Kështu është kur verndos një njeri si ty aty.

Pas këtij debati Basha u largua bashkë me deputetët e PD. Bojkotit ju bind edhe ish-kryeministri Berisha pas një konsulte me Flamur Nokën, ndërsa LSI qëndroi në sallë deri në mbyllje të seancës