E moshuara jeton mes rrezikut, 22 muaj nga tërmeti por pa bonus qiraje
Kjo është Dhurata Lika, 72 vjeçe, e cila që prej tërmetit të 26 nëntorit jeton në shtëpinë e dëmtuar nga lëkundjet e forta.
"DS4, i pabanueshëm ka dalë. Vunë një shirit nga fillimi në fund por këtu mbetëm."
Ajo tregon se ka aplikuar në Bashki për bonusin e qirasë, pasi banesa e saj është planifikuar për t’u shembur por nuk e ka marrë ende.
"Nuk kam marrë bonus qiraje. Kam bajtur, më thanë jo duhet emri i burrit, pastaj nuk ka dalë".
Që pas tërmetit nënë Dhurata thotë se jeton me frikën se muret e shtëpisë së saj do ta zënë poshtë.
"Sikur po bie pjesa lart.Çfarë të bëjmë?"
72-vjeçarja kërkon nga Bashkia ta shohë me përparësi rastin, pasi jetesa aty është me rrezik.
"Them po bie tërmet dhe lë dyert hapur por tani kam frikë se hyn njeri. Ma rregulloni ose më jepni bonus."
Pallati 71 në rrugën "Dionis Filozofi" ose ndryshe e njohur si "Rruga e Qelqit" në Kombinat është vlerësuar nga ekspertët në shkallën DS4 për tu shembur.

