Nis sot "Ora e Betit", çdo të martë ora 20:45 në RTV Ora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 09:46
"Ora e Betit", emisioni më i ri televiziv në ekranin e Rtv Ora nis rrugëtimin.
Nën moderimin e gazetares Beti Njuma, emisioni do të transmetohet çdo të martë ne orën 20:45.
Aktualiteti i fokusuar tek Shqipëria dhe Kosova do të jenë boshti i emsionit më të ri në Rtv Ora.
“Te ftuarit dhe debati do na ndihmojnë me refleksionet e tyre, për të kuptuar dritëhijet e një vendi kontradiktor, në zgrip dhe prej 31 vitesh me sytë nga Europa” tregon gazetarja Njuma.
