Berisha bën deklaratën e fortë: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo
Ish-kryeministri, Sali Berisha, duket se e ka seriozisht betejën e tij politike.
Ai shprehet i bindur se mund ta sjellë PD në pushtet, ndërsa me Bashën kryetar thotë se PD nuk e mund dot Ramën.
“A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën?! Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative.
PD është në pikën më kritike të saj. Partia Demokratike numëron sot 74 mijë vota më pak se më 2013-tën dhe është alarmuese kjo për demokratët. Nëse Rama qeveris në këtë mënyrë, përgjegjësia është edhe e jona.Unë e mund Ramën, Basha jo. PD ka mbi të gjitha interesin kombëtar, ka reaguar për Kosovën dhe Open Balkan, që janë kryesisht antikombëtar".
Deklaratën Berisha e bëri në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ku nënvizoi se një opozitë sovrane mund të fitojë zgjedhjet kurdo, por një opozitë josovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet.
