Guxholli: Turizmi sektor jetësor për ekonominë, por përfitmi nuk ishte aq sa pritej

Në vendin tonë këtë sezon veror ka pasur një numër të lartë turistët dhe një nga arsyet se përse shumë qytetarë të huaj zgjedhën vendin tonë ishte dhe lehtësimi i masave kufizuese.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, shprehet se në vendin tonë ka pasur një rritje të ekonomisë, por sipas saj nuk ka qenë në ritmin e duhur.

Një nga arsyet kryesore të rimëkëmbjes së ekonomisë, sipas ekspertes ka qenë turizmi.

“Po tu referohemi shifrave të INSTAT, ne shohim se ka një rritje ekonomike, përmirësim të ekonomisë, por jo në ritmin e dëshiruar. Turizmi është një sektor jetësor për ekonominë dhe për fat të mirë ai paralizim total nga pandemia u rimëkëmb me hapjen që patëm ne ndryshe nga vendet e tjera dhe krijuam një avantazh konkurrues dhe tërhoqëm turistë. Shqipëria ishte vendi që i priti pa kushte. Nga ana tjetër ne shohim që shifrat janë rritur. Sipas ekspertëve shpenzimet e turizmit, ishin kaq të vogla krahasuar me numrin e tyre.”

Ndërkaq shton se edhe pse kishte një numër të lartë turistësh, këto të fundit nuk ishin shumë të pasur.

“Siç thuhet në gjuhën e tyre erdhën turistë jo të pasur, që shpenzojnë shumë. Konsumi nuk ishte aq i madh dhe përfitimi nuk ishte aq sa dëshirohej të ishte. Gjithsesi turizmi ka pasur ndikim në përmirësimin e ekonomisë në vendin tonë. Shqiptarët dhanë kontribut edhe në Shqipëri.”

Në lidhje me remitancat, ajo shpjegon dy arsyet që përse këtë vit ka pasur rritje të tyre, gjatë këtij viti.

“Përsa u përket remitancave janë një fenomen i vendeve të varfra. Shqipëria e ka pasur kurbën e remitancave me ulje dhe ngritje. Në 2007 ishte maksimumi. Përkohësisht ndihmon futjen e parave në ekonomi, por përsëri është një shenjë e varfërisë sonë. Remitancat janë kursimet emigrantëve që sjellin emigrantët për të ndihmuar familjet. Tani ka një rritje rreth 40% të remitancave sepse emigrimi u zhvendos. Fluksin tani e kemi në Gjermani dhe Angli. Emigrantët në këto vende janë akoma në fazën e parë të tyre. Një arsye tjetër është se mbyllja nga pandemia zvogëloi mundësinë e transportit cash. Këto janë shkaqet rritjes së remitanca. “

Përgatiti për online Anila Kolgjini.