Tiranë: Sekuestrohen pakot me kanabis çokollatë, "Camel"

Një sasi kanabisi e përpunuar në formë çokollate “Camel” u sekuestrua nga policia e Tiranës.

Është arrestuar poseduesi i saj një 37 vjeçar ndërsa është shpallir në kërkim bashkëpunëtori i tij.

I arrestuar është Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./OraNews/