Mbërrijnë në Rinas 31,590 doza të tjera Pfizer, apeli i Ramës: Vaksinohuni!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 22:10
Kanë mbërritur përmes aeroportit “Nënë Tereza” edhe 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Rama, i cili shkruan se Facebook se numri i vaksinave në total ka shkuar në mbi 2 milionë.
Rama: Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!

