Kadilli: Rama mundet, por jo kur je i pandershëm, Basha kur vrau babain shpirtëror, imagjino të tjerët
Në një intervistë për RTV Ora, ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se kuptohet që ka një ftohtësi marrëdhëniesh mes PD-së dhe LSI-së.
Ai tha se Rama dhe kundërshtarët munden, por kjo ndodh vetëm kur je i ndershëm dhe nuk bën hile me partinë tënde.
Kadilli: Kuptohet që ka një ftohtësi marrëdhëniesh mes PD-së dhe LSI-së. E mirëpres kontributin opozitar, por unë jam PD, parti që ka lindur për të ndryshuar vendin, jo për kalkulime. Këto janë parti që jetojmë ne kalkulime. Unë kam nevojë për një PD që thotë se mund të fitojë e vetme. Nëse nuk bind dot qytetarët, me llogari politike nuk fiton dot kurrë. Kështu vetëm zvogëlohemi.
Unë besoj se Rama dhe kundërshtarët tanë munden, por kjo ndodh vetëm kur ti je i ndershëm dhe nuk bën hile. Nuk i bën partisë tënde hile. Nëse vret babain tënd shpirtërore me hile, imagjino se çfarë mund tu bësh të tjerëve. Kjo është një vrasje politike dhe një vetëvrasje politike.
Kadilli shtoi se nga ana statutore ekziston mundësia që të shkarkohet Basha nga partia, duke theksuar se Berisha është nga ata politikanë që nuk dorëzohet kurrë.
Kadilli: Nga ana statutore ekziston mundësia që të shkarkohet Basha nga partia. Po ashtu, Berisha është nga ata politikanë që nuk dorëzohet kurrë. Por nuk e di nëse do t’i realizojë qëllimet e tij. Basha i ka të gjitha numrat, por nuk ka respektuar ndonjë standard. Ka shkuar dy herë në zgjedhje, duke prodhuar të njëjtin kryeministër dhe të njëjtin kryetar Basha. Vetëm se Basha do të rrijë aty.

