Ju flet Moska - Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj me qira mujore 25 mijë euro tek privati
Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj me qira mujore 25 mijë euro tek privati ishte tema e kësaj të hëne në emisionin “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në foto shihet selia ku është drejtoria e tatim paguesve të mëdhenj. Ky është një ndërtim pa leje, pranë ministrisë së Drejtësisë. Dikur ka qenë një universitet privat, ajo ndërtesë sot është me qira, drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj. Janë 500 subjekte të mëdha tatimesh në vend.
Arsyeja pse ky institucion ka kaluar këtu dhe paguan 25 mijë në muaj qira, është se ndërtesa përballë kuvendit u shemb sepse u dëmtua nga tërmeti. Shteti shqiptar ndërtesën e bëri të papërdorshme dhe me 25 mijë euro në muaj paguan një ndërtesë me qira. Ka ndërtesa sa të duash, nuk ka pse paguan qira.
Ndërkohë shteti i ka dhënë një ndërtesë publike, si ish-konviktin e Gjuhëve të Huaja në rrugën e Elbasanit, duke thënë se nuk i duhet dhe marrin me qira me 25 mijë euro në muaj këtë ndërtesë. Në fakt kjo është një ndertësë pa leje dhe e legalizuar me Lami-tapi. Edi Rama me të drejtë tallej me tapitë e Shaban Memisë, ndërsa tnai kanë Lamen.
Nga ana tjetër, kjo drejtoresha e përgjithshme e tatimeve nuk e pyet shumë ministren. Ajo është vënë ministre e Financave. Ka një rregull; mbi 200 metra katrorë, kontratat e qirave bëhen nga ministria. Në dijeninë time nuk është pyetur fare ministrja në fakt, sepse nuk janë aspak ministre këto, por kanë nga një tutor.

