Lisandër Hoxha: Demokratët gati të pranojnë ftesën e Berishës. PD riformatohet vetëm nëse ikën Basha

“Demokratët janë të gatshëm të pranojnë ftesën e Berishës për të riformatuar partinë” thotë Lisandër Hoxha, ish nënkryetari i FRPD-së.

I ftuar në studion e “Ditë e Re” sot në RTV Ora Hoxha thotë se për riformatimin e partisë nuk mjafton vetëm një vendim antistutor por duhet të largohet Basha.

“Nuk mjafton heqja e një vendimi antistatutor duhet të largohet Lulzim Basha. Është peng i Edi Ramës. Sapo të ndodhë do shikoni një opozitë që nuk e imagjinoni dot. Rama nuk e mbyll dot mandatin. Po i hoqe patericën qeveria bie.”

Cila është rruga?

“Basha largohet me rrugë staturore.  Me një protestë kombëtare të ngremë kartonat anëtarët e kuvendit kombëtar të PD-ëë e ta shkarkojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Siç veproi i turpëruar. Të largohet i turpëruar nga shumica dërrmuese e demokratëve. PD nuk ka rrugë tjetër për tu ngritur në këmbë e fituar zgjedhjet. Ka me qindra të tjerë që mund ta drejtojmë shumë herë më mirë Lulzim Bashën.”

A e priste Basha një reagim të tillë nga demokratët?

“Bëri një test me Godolen. Godole është marrë nga Basha pa garë e pa rivalë si përfaqësuese e departamentit të të përndjekurve politikë.

Jonida Godole bëri një reagim dhe kërkoi largimin e Berishës nga grupi PD. Një njeri që nuk ka lidhje me PD-në dhe në 2017 në cilësohej si ushtarja e George Soros.Çfarë duan njerëzit e Soros në organet më të larta të PD-së?

Rruga për largimin e Berishës është shtruar avash. Deklarata e Godoles është shpërndarë në RD.

Imagjinoni çfarë tronditje i dha demokratëve kur lexuan në RD mendimin e anëtares së sapo zgjedhur

E ka testuar dhe e priste reagimin e demokratëve por ka menduar se do ta vdesë Berishën politikisht por harron se Berisha në rastin e parë që mendoni se e keni dobësuar shpërthen si një vullkan e të merr përpara ka energji të jashtëzakonshme.” 

Na ndiqni çdo ditë në "Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.