Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Indrit Koliçi 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"./OraNews/