Lajm i trishtë, masazhatori i kombëtares humb jetën nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 11:32
Ylli Mihali ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmi i trishtë për futbollin shqiptar erdhi sot teksa u mësua se masazhatori i kombëtares së futbollit nuk arriti ta fitonte betejën me virusin e mallkuar ndaj te cilit po luftonte prej disa ditësh.
Përpara ndeshjes me San Marinon, djemtë kuqezi dolën me fanellat në mbështetje të tij por ai nuk arriti te gëzonte, skuadrën, tifozët dhe familjen e tij.
Mihali prej vitesh punonte si masazhator, në stafin mjekësor të kombëtares kuqezi, teksa sot erdhi dhe lajmi i keq për humbjen e tij.
Prej ditësh Ylli Mihali ishte i intubuar duke luftuar dhe në fund u dorëzua duke lënë një dhimbje të madhe pêr tê gjithë.

