Hoxhallari: Tifozët e Tiranës na dhanë shtysë për ta mposhtur kundërshtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 22:03
Futbollosti i Tiranës, Erion Hoxhallari, thotë se tifozët i dhanë shtysë ekipit të Tiranës të fitojë kundër Skënderbeut 4:0.
Futbollisti pohon në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora se fitorja për ta nuk ishte aspak e thjeshtë.
Erion Hoxhallalri: "Nuk ishte fitore e thjeshtë. Ishte një fitore vuajtur. Ishin tifozët ata që na dhanë shtysën për të mposhtur kundërshtarin. Grupi është shkrirë, e njihemi mirë me njëri-tjetrin, trajnerin e njohim. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje."
Emisioni Ora Sporti nisi sezonin sot, 12 shtator, nën moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani. Na ndiqni çdo të dielë në Rtv ora, ora 21:00.

