"Abissnet Superiore" Janko: Në fazë janë 7 VAR dhe 7 AVAR

Albano Janko, specialist gjykimi,  flet në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora  për rëndësinë dhe funksionin e VAR dhe AVAR në fushë.  

Albano Janko: "Duhet të jemi të qartë ku ndërhyn VAR-i, ndërhyn në kartonin e kuq, , në dyluftim të sulmuesit me mbojtësin.

VAR-i sugjeron rishikim të pozicionit në fushë. Çdo gjë në VAR monitorohet. Në fazën janë 7 VAR dhe 7 AVAR. VAR është kryesori, AVAR është asistenti.

Secili ka dy pjesë kamerash. Në momentin që ndodh një rast i diskutueshëm,VAR-i është i fokusuar, me operatorin nxjerr pamjet më të mira që t'i rekomandojë arbitrit rishikimin në fushë. Dhe në atë moment AVAR fokusohet në pjesën tjetër."

Emisioni 'Ora Sport' nisi sezonin sot, 12 shtator, nën moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani. Na ndiqni çdo të dielë në Rtv ora, ora 21:00.