Video/ Atl. Madrid fiton pas 100 minutash ndaj Espanyol. Debutim me fat për Griezmann

Një fitore dramatike duhet thënë që ishte ajo e kampionëve në fuqi të Spanjës ndaj katalanasve të Espanyolit.

Pas pauzës së kombêtareve është gjithmonë e vështirë dhe të tillë e kishte Atl. Madrid që mposhti 2-1 Espanyol dhe në fakt iu nevojitën 100 minuta për të fituar.

Raul de Thomas kaloi vendasit në avantazh në 41' dhe ekipit të Simeones iu desh të bënte një permbysje të madhe në 45 minutat e dyta.

Keidi Bare u fut nê 58' për vendasit në lojë dhe në 79' erdhi barazimi me Carrascon ndërsa në 109', në frymën e fundit, Lemar shënoi golin e përmbysjes për Atl. Madrid.