Dinamo mund Kastriotin, Zhupa: Skuadra është stërvitur mirë, fitorja i jep avantazh

Dinamo erdhi me një fitore në përballje me Kastriotin ditën e sotme.

Trajneri i futbollit, Eduard Zhupa i ftuar në emisionin  "Ora Sport" në RTV Ora, u shpreh se kjo është një nisje e mirë për Dinamon dhe ndeshja tregon se skuadra është stërvitur mirë.

Zhupa: "Mua më bëhet qejfi për Dinamon. Momenti që Dinamo ka formuar një grup të mirë ka seriozitet duke filluar që nga presidenca, stafi teknik që ka bërë zgjedhjen e duhur dhe mbi të gjitha ka bërë spikatjen e lojtarëve të mirë.

Kjo ndeshje tregon që skuadra është stërvitur mirë, ka marrë ritmin e duhur dhe një ndeshje që fitoi në transfertë Dinamo me Kastriotin i jep një avantazh shumë të rëndësishëm. Është një hapje e rëndësishme."