Benzema nuk ndalet, tripletë në fitoren me goleadë të Real Madrid (Video)
Me një Benzema të tillë, shumë tifozë do të thonin se ç’i duhej Real Madridit Kylian Mbappe dhe ndoshta duhet ta mendojnë sërish.
Sulmuesi francez ishte i jashtëzakonshëm sot teksa me një tripletë udhëhoqi Real Madrid në fitoren e thellë 5-2 ndaj Celta Vigos, në një ndeshje ku pati festë edhe për blerjen e fundit Camavinga.
Edhe pse miqtë shënuan të parët që në 4’ me Santi Mina, Benzema menjëherë vuri barazpeshën por sërish Celta shënoi me Cervi për 2-1.
Me të nisur pjesa e dytë, edhe njëherë, Benzema riktheu në lojë Real Madridin dhe më pas gjithçka shkoi mirë me Vinicius që shënoi golin e avantazhit dhe më pas Camavinga i cili vetëm 6 minuta pasi kishte shkelur fushën shënoi në debutim.
Pati hapësire edhe për një gol të tretë nga Benzema i cili vulosi në 5-2 fitoren e Real Madrid, me këta të fundit që tashmë ndajnë kryesimin me Atl. Madrid.
